Muhammet Kurşun
21 Janar 2021•Përditësim: 21 Janar 2021
Në Iran, 93 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa janë regjistruar 6.204 raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se numri i të infektuarve deri më tani ka arritur në 1.354.520, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 57.150.
Lari theksoi se 4.168 pacientë janë në gjendje kritike, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 1.144.549.
Deri më tani, vendi ka kryer 8.743.951 teste.
Koronavirusi në Iran për herë të parë u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.