Zehra Nur Düz
16 Mars 2020•Përditësim: 16 Mars 2020
Anëtar i Asamblesë së Ekspertëve të Iranit, Ayatollah Seyyed Hashem Bat’haee Golpaygani, ka vdekur nga koronavirusi, transmeton Anadolu Agency (AA).
78 vjeçari Bat'haee humbi jetën në spital, ku ishte pranuar për trajtim nga Covid-19, shkruan agjencia e lajmeve Tasnim.
Bat'haee ishte njëri nga shumë zyrtarët iranianë të cilët u infektuan me sëmundjen, përfshirë zv/presidentin, dhjetëra deputetë të Parlamentit dhe zëvendësministrin e Shëndetësisë.
Asambleja e Ekspertëve është një organ që mbikëqyrë dhe emëron liderin suprem të Iranit.
Irani është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi me 724 vdekje dhe më shumë se 13.900 raste të konfirmuara, ndërsa rasti i parë i konfirmuar ishte në provincën Qom më 19 shkurt.
Për t'u përballur me pandeminë, Irani ka kërkuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar 5 miliardë dollarë fonde emergjente.
Si pjesë e përpjekjeve të saj për të frenuar përhapjen e virusit, Teherani ka ndërmarrë disa masa, përfshirë mbylljen e të gjitha shkollave dhe institucioneve të arsimit të lartë, anulimin e ngjarje sportive, si dhe ua ka ndaluar zyrtarëve qeveritarë të largohen nga vendi.
Pas shfaqjes së virusit në qytetin kinez Wuhan dhjetorin e kaluar, virusi është përhapur në të paktën 150 shtete dhe territore.