Zehra Nur Düz
05 maj 2020•Përditësim: 05 maj 2020
Numri i vdekjeve në Iran nga koronavirusi (COVID-19) është rritur në 6.340, pasi u regjistruan 63 vdekje tjera gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 1.323 persona tjerë rezultuan pozitivë ndaj COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 99.970, njoftoi transmetuesi shtetëror i Iranit, duke cituar deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour.
Ndonëse gjatë javëve të fundit numri i rasteve të reja është ngadalësuar, gjatë ditëve të fundit kanë parë një rritje të vogël.
Jahanpour tha se deri më tani janë shëruar 80.475 persona dhe janë liruar nga spitalet ndërsa 2.685 pacientë tjerë janë në gjendje kritike.
Pothuajse 520.000 teste janë kryer në këtë vend, shtoi ai.
Në Iran, një nga vendet e LIndjes së Mesme që u godit më shumë nga pandemia, COVID-19 u zbulua për herë të parë në qytetin Qom më 19 shkurt dhe më pas u përhap në të gjithë vendin.
Qeveria vendosi kundër vendosjes së një izolimi total, siç është parë në shumë shtete tjera, por shtrëngoi institucionet arsimore dhe ndaloi mbledhjet kulturore, fetare dhe sportive.
Që nga 11 prill, autoritetet kanë lejuar rihapjen në faza të bizneseve të mbyllura si pjesë e masave për të përmirësuar përhapjen e virusit.
Shteti gjithashtu planifikon të rihapë xhamitë në zonat e vendit që kanë qenë vazhdimisht pa virus.