Ahmet Dursun
26 Gusht 2020•Përditësim: 27 Gusht 2020
Me 119 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 21.020, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, në televizionin shtetëror njoftoi të dhënat e fundit lidhur me COVID-19.
"Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe 119 persona nga qytetarët tanë të prekur me COVID-19. Në vend janë shënuar 2.243 raste të reja dhe 1.121 prej tyre janë shtruar për trajtim në spitale", theksoi Lari.
Në këtë mënyrë, numri i të vdekurve nga virusi ka arritur në gjithsej 21.020 ndërsa numri i rasteve në 365.606, tha Lari, e cila shtoi se 3.831 nga të prekurit me virusin trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv.
Ajo tha se se numri i të shëruarve deri më tani në vend ka arritur në 314.870 dhe se deri më tani në gjithë vendin janë kryer gjithsej 3.113.806 teste për COVID-19.
Lari theksoi se kryesisht rajonet Mazandaran dhe Gilan në brigjet e Detit Kaspik dhe rajonet Teheran, Qom, İsfahan, Razavi Khorasan, Azerbajxhani Lindor, Kerman, South Khorasan, Semnan, Yazd, Zanjan dhe Qazvin të cilat cilësohen si "zona të kuqe" janë rajone me rrezik të lartë. Zëdhënësja përsëriti thirrjen ndaj popullatës që të shmangin udhëtimin drejt këtyre rajoneve nëse nuk janë të detyruar.
COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.