Muhammet Kurşun
17 Dhjetor 2020•Përditësim: 18 Dhjetor 2020
Me 212 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 53.095, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 7.453 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.138.530.
Lari shtoi se 5.645 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 856.513.
Duke informuar se deri tani janë kryer 6.896.651 teste, zëdhënësja Lari tha se 12 qyteza në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm "të kuq", 288 qyteza si zona "portokalli" dhe 148 qyteza si zona të "verdha".