Ali Murat Alhas
03 Shkurt 2019•Përditësim: 03 Shkurt 2019
ANKARA (AA) - Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, deklaroi se Bashkimi Evropian (BE) dëshmoi se mund të veprojë i pavarur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), me ç‘rast përshëndeti sistemin INSTEX (Instrumenti për Mbështetjen e Këmbimit Tregtar) për të cilin tha se do të sigurojë ruajtjen e marrëdhënieve tregtare mes Iranit dhe BE-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një kumtesë të publikuar nga Presidenca e Iranit, Rouhani ka komentuar sanksionet amerikane mbi Teheranin si dhe INSTEX-in, të themeluar nga vendet evropiane.
Rouhani shprehu kënaqësinë e tij lidhur me INSTEX-in e BE-së, i themeluar për të ruajtur marrëdhëniet tregtare mes BE-së dhe Iranit, duke thënë se kjo është një gjë e mirë “pavarësisht se erdhi vonë".
"Praktika e rreme e SHBA-ve është afatshkurtër dhe nuk do të ndikojë mbi marrëdhëniet e Iranit me botën. Pa dyshim se ne do të tejkalojmë këtë periudhë", pohoi ai.