Ahmet Dursun
19 shkurt 2021•Përditësim: 19 shkurt 2021
Irani e ka vlerësuar si një zhvillim pozitiv vendimin e SHBA-së për të anuluar zbatimin e mekanizmit (snapback) i cili njeh mundësinë për rizbatimin e të gjitha sanksioneve të OKB-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammed Javad Zarif në një mesazh të postuar nga llogaria e tij në Twitter, tha se e kanë mirëpritur vendimin se "nuk ka vlefshmëri ligjore" hapi i ndërmarrë në periudhën e ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe i cili nuk u pranua as edhe nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).
Duke i bërë thirrje SHBA-së që t‘i përmbahet rezolutës me nr. 2231 të KS-OKB-së që mbështet marrëveshjen bërthamore, Zarif deklaroi se "SHBA-ja në mënyrë të pakushtëzuar dhe efektive duhet të heq të gjitha sanksionet e zbatuara nga Trump. Pas kësaj edhe ne do të tërheqim masat përmirësuese që kemi marrë".
Administrata e Trumpit, përpjekjet e së cilës rezultuan me dështim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për rinovimin e embargos së armëve që OKB-ja zbatoi ndaj Iranit prej 13 vitesh, tregoi si arsyetim se Irani ka shkelur angazhimet në kuadër të marrëveshjes bërthamore ndërsa më 20 gusht 2020 njoftoi se ka vendosur në zbatim mekanizmin (snapback) i cili siguron rizbatimin e të gjitha sanksioneve të OKB-së që u hoqën me rezolutën nr. 2231 të KS-OKB-së.
Pavarësisht kundërshtimit nga vendet e tjera anëtare të KS-OKB-së se një vend i tërhequr nga marrëveshja nuk mund të vendos në zbatim mekanizmin në fjalë, SHBA-ja më 19 shtator filloi të zbatojë njëanshëm sanksionet e OKB-së kundër Iranit.
Misioni i Përhershëm i SHBA-së në OKB në një letër dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së njoftoi anulimin e vendimit të marrë nga administrata e Trumpit.