Zuhal Demirci
25 Gusht 2022•Përditësim: 26 Gusht 2022
Autoritetet në Mianmar kanë arrestuar ish-ambasadoren britanike në këtë vend, Vicky Bowman, si dhe bashkëshortin e saj, Htein Lin, një artist i Mianmarit dhe ish-i burgosur politik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas shtypit britanik, ish-ambasadorja Bowman, e cila aktualisht është drejtore e Qendrës së Biznesit të Përgjegjshëm të Mianmarit (MCRB), dhe bashkëshorti i saj, u arrestuan dje në Yangon të Mianmarit.
Burimet e BBC-së njoftuan se Bowman dhe bashkëshorti i saj u ndaluan në shtëpinë e tyre dhe u mbajtën nën akuzat e emigracionit.
Bowman, e cila shërbeu si ambasadore e Britanisë në Mianmar nga 2002-2006, jeton prej shumë vitesh në këtë vend.
Ambasada Britanike: Jemi të shqetësuar
Zëdhënësi i Ambasadës Britanike në Mianmar tha: "Jemi të shqetësuar për ndalimin e një gruaje britanike në Mianmar. Jemi në kontakt me autoritetet lokale dhe ofrojmë ndihmë konsullore".
Ndërkaq, zëdhënësi nuk e publikoi emrin e gruas që është në paraburgim.