Çağrı Koşak
29 Korrik 2021•Përditësim: 29 Korrik 2021
Një ish-anëtar i lartë DEASH-it me kombësi marokene u arrestua në Greqi, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Shërbimet greke të sigurisë të martën arrestuan një shtetas maroken 28-vjeçar i cili kishte poste të larta në skuadrat operacionale të organizatës terroriste DEASH", njoftoi agjencia marokene e lajmeve MAP.
Duke cituar një burim të sigurisë, MAP raportoi se arrestimi erdhi pas një "koordinimi dhe shkëmbimit të informacioneve të inteligjencës të kryer në kuadrin e bashkëpunimit shumëpalësh të sigurisë, me kontributin aktiv të shërbimeve të sigurisë marokene dhe homologëve të tyre në Greqi, Itali, Angli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës".