Kemal Zorlak
18 Gusht 2018•Përditësim: 19 Gusht 2018
SHKUP (AA) - Ish-sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe fituesi i Çmimit Nobel për paqe, Kofi Annan, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lajmi për vdekjen e Annan u konfirmua nga OKB për CNN.
Agjencia për Migracionin e OKB-së me rastin e vdekjes së Kofi Annan në llogarinë e saj në Twitter ka shkruar: "Sot kemi humbur një njeri të madh, një lider dhe vizionarë".
Kofi Annan dhe OKB fituan Çmimin Nobel në vitin 2001 për kontributin e tyre për organizim të mirë dhe paqe në botë.
Annan karrierën e tij e filloi në vitin 1962 në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Nga viti 1972 deri në 1974 ishte drejtor i turizmit në Gana. Nga viti 1987 ka ushtruar disa nga funksionet më të rëndësishme në OKB, duke përfshirë edhe postin e asistentit të sekretarit të përgjithshëm. Në vitin 1990 ishte ngarkuar në operacione paqësore, ndërsa nga tetori i vitit 1995 u zgjodh për përfaqësues të posaçëm të OKB-së për ish-Jugosllavinë.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së më 13 dhjetor të vitit 1996 e emëroi Annan për Sekretarë të Përgjithshëm të OKB-së, kurse në vitin 2002 fitoi një mandat të dytë në po këtë pozitë.