Barış Seçkin
01 Shkurt 2017•Përditësim: 01 Shkurt 2017
ROMË (AA) – Si rrjedhojë e një hetimi në Itali, forcat e sigurisë kanë bërë të mundur arrestimin e 3 italianëve dhe një libiani të akuzuar për trafik ndërkombëtar të armëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve të mediave italiane, thuhet se hetimet janë kryer nga prokurorët e antimafias në Napoli, ndërsa ditën e djeshme policia italiane ka ndërmarrë një operacion në disa qytete njëherësh, nga i cili është bërë i mundur arrestimi i 3 italianëve dhe një libiani. Operacioni është mbështetur edhe nga helikopterët e policisë.
Personat në fjalë dyshohet se në vitet 2011-2015 kanë kryer trafikim të armëve në drejtim të Libisë dhe Iranit, vende këto që në atë kohë ishin nën embargon ndërkombëtare të shitjes së armëve.