Barış Seçkin
07 qershor 2022•Përditësim: 08 qershor 2022
Policia financiare italiane (Guardia di Finanza) ka sekuestruar 4.3 tonë kokainë në portin e Triestes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia italiane e lajmeve ANSA raportoi se në Trieste, një përpjekje e përbashkët e Zyrës Rajonale për Luftën kundër Mafias dhe Policisë Financiare, sekuestruan në port 4.3 tonë kokainë dhe rreth 2 milionë euro para të gatshme.
Në lajm thuhet se kjo është një nga konfiskimet më të mëdha në Evropë.
Janë ndaluar 38 të dyshuar të përfshirë në procesin e kontrabandës mes Evropës dhe Kolumbisë si dhe janë marrë një sërë masash, përfshirë arrestin shtëpiak.