Barış Seçkin
22 Maj 2022•Përditësim: 22 Maj 2022
Kryeministri i Italisë, Mario Draghi zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga kryeministria italiane thuhet se Draghi dhe Zelenskyy në bisedë diskutuan për zhvillimet e fundit në luftën në Ukrainë.
"Draghi konfirmoi mbështetjen e plotë të Italisë për Ukrainën në çështjen për nevojën e miratimit të paketës së 6-të të sanksioneve (kundër Rusisë), nevojën për heqjen e bllokadave në porte dhe pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian", thuhet në deklaratë.
Ndërsa Zelenskyy në një postim nga llogaria e tij në Twitter, lidhur me bisedën me Draghin tha: "U bisedua mbi bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, përshpejtimin e paketës së 6-të të sanksioneve dhe heqjen e bllokadës në portet e Ukrainës. Italisë iu shprehën falënderime për mbështetjen pa kushte që ka dhënë për Ukrainën në rrugën drejt BE-së".