Ala er-Rimavi,Gülşen Topçu
11 Gusht 2016•Përditësim: 11 Gusht 2016
JERUSALEM (AA) – Forcat izraelite kanë arrestuar 12 persona në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e saj ushtria izraelite njoftoi se në pjesën veriore dhe atë jugore të Bregut Perëndimor, janë arrestuar 12 persona me pretendimin se kanë zhvilluar aktivitete kundër forcave izraelite të sigurisë.
Ndërkaq, një zyrtar nga Lëvizja Xhihadi Islam u shpreh se në mesin e të arrestuarve gjenden edhe aktivistë nga Kampi i Refugjatëve Xhenin.
Sipas të dhënave nga autoritetet palestineze, në burgjet e Izraelit gjenden afërsisht shtatë mijë palestinezë.