Ali Abo Rezeg
04 nëntor 2019•Përditësim: 05 nëntor 2019
Forcat izraelite kanë arrestuar 15 palestinezë gjatë bastisjeve brenda natës të kryera në Bregun Perëndimor të pushtuar, bëri të ditur ushtria izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtria izraelite në një deklaratë tha se individët u arrestuan për "përfshirje të dyshuar në aktivitete terroriste popullore", pa sqaruar për natyrën e këtyre aktiviteteve të pretenduara.
Ushtria izraelite kryen fushata të shpeshta arrestimesh në të gjithë Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin e okupuar Lindor, me pretekstin e kërkimit të palestinezëve të "kërkuar".
Sipas shifrave palestineze, afër 5,700 palestinezë, përfshirë shumë gra dhe fëmijë, aktualisht janë duke vuajtur në objektet e paraburgimit në Izrael.