Fahri Aksüt
05 Shkurt 2020•Përditësim: 05 Shkurt 2020
Ushtria izraelite sot herët në mëngjes ka kryer sulme të reja ajrore në enklavën e bllokuar palestineze të Gazës, raporton Anadolu Agency (A).
Një burim i paemëruar për AA tha se avionët izraelitë qëlluan pozita të krahut të armatosur të Hamasit Brigade Izz ad-Din al-Qassam në qytetin Khan Yunisu në jug të Gazës.
Sipas informatave të para, gjatë sulmit nuk ka persona të pësuar.
Ushtria izraelite në njoftimin e shkurtër theksoi se sulmi ajror në mëngjes është kundërpërgjigje e sulmit të pretenduar me raketa që nga Gaza është kryer në Izrael.
Forcat izraelite nga fillimi i javës kryejnë sulme ajrore në pozitat e Hamasit në jug të Gazës.