Ekip
21 Korrik 2020•Përditësim: 22 Korrik 2020
Izraeli ka mbyllur hapësirën ajrore mbi Lartësitë e pushtuara të Golanit, pas sulmeve ajrore në objektivat siriane në Damask, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raportoi e përditshmja izraelite Yedioth Ahronoth, kompanive ajrore u është thënë se nuk do të lejohen të fluturojnë në zonë në një lartësi mbi 5 mijë metra.
Sipas gazetës, hapësira ajrore mbi Lartësitë e Golanit do të mbetet e mbyllur deri më 31 korrik.
Izraeli ka pushtuar pjesën më të madhe të Lartësive siriane të Golanit që nga Lufta e Lindjes së Mesme në vitin 1967.
Më herët, media e regjimit sirian të Bashar al-Assadit raportoi se shtatë ushtarë u plagosën mbëmë vonë nga sulmet ajrore izraelite të kryera në Damask nga Lartësitë e pushtuara të Golanit.