Ekip
05 Nëntor 2021•Përditësim: 05 Nëntor 2021
Parlamenti i Izraelit (Knesset) ka miratuar buxhetin e përgjithshëm të vendit për vitin 2022, një veprim që shmang perspektivat për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rrjeti i Korporatës së Transmetimeve të Izraelit tha se buxheti u miratua me votat e 59 ligjvënësve të Knesset-it prej 120 anëtarësh ndërsa 56 votuan kundër.
Duke komentuar miratimin e buxhetit, kryeministri izraelit, Naftali Bennet, në rrjetet sociale shkroi: “Sonte kemi kthyer Izraelin në rrugën e duhur”.
Rrjeti i Korporatës Transportuese shtoi se ligjvënësit e opozitës u larguan nga Knesset-i para se të shpallen rezultatet e votimit nga kryeparlamentari.
Buxhetit i shtetit për vitin 2022 është 573 miliardë shekelë izraelitë (183 miliardë dollarë) ndërsa buxheti i miratuar për këtë vit është 609 miliardë shekelë izraelitë (194 miliardë dollarë).
Duke u pajtuar për buxhetin, qeveria e koalicionit izraelit sigurohet nga shpërbërja të paktën deri në vitin 2023 kur Bennet do t’ia dorëzojë postin e kryeministrit ministrit të Punëve të Jashtme, Yair Lapid, bazuar në marrëveshjen e tyre të koalicionit për të formuar qeverinë.