Ekip
02 dhjetor 2021•Përditësim: 02 dhjetor 2021
Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz përsëriti se sulmet janë si opsion për të ndalur programin bërthamor të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Mendoj se ne gjithmonë duhet të përgatitim opsionin për momentin kur mund të gjendemi vetëm. E them përsëri, sulmi (ndaj Iranit) është një opsion. Nuk është e thënë që kjo të jetë opsioni i parë", deklaroi Gantz në një intervistë për të përditshmen izraelite "Yediot Ahronoth".
Ministri u shpreh se beson që “SHBA si lider botëror do të qëndrojë pas premtimit dhe përgjegjësisë së saj”.
Raporti pretendonte se qeveria izraelite synon të blejë armatim me vlerë 1,56 miliardë dollarë në përgatitje për sulmin e mundshëm izraelit ndaj Iranit.
Ai shtoi se blerja përfshin raketa interceptuese për sistemin e saj të mbrojtjes Iron Dome, përveç municioneve precize për forcat ajrore izraelite.
Gantz ka planifikuar të udhëtojë në SHBA javën e ardhshme për një vizitë zyrtare ku do të diskutohen zhvillimet në lidhje me programin bërthamor iranian.
Pas një pauze pesë-mujore, Irani dhe fuqitë botërore nisën të hënën bisedimet në Vjenë në një përpjekje për t'iu rikthyer marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.