Hamdi Yıldız
17 janar 2021•Përditësim: 18 janar 2021
Mijëra izraelitë pavarësisht karantinës zhvilluan protestë kundër kryeministrit, Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të gazetës "Haaretz", izraelitët që u mblodhën në urat dhe kryqëzimet nga veriu në jug të vendit, e intensifikuan protestën e tyre përpara banesës së Netanyahut.
Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimin "Netanyahu mashtrues i madh" dhe hodhën slogane për largimin e kryeministrit izraelit.
Protestuesit zhvillojnë protestë nëpër rrugë pavarësisht karantinës dhe prej 30 javësh vazhdojnë protestat kundër Netanyahut për shkak të dështimit në luftën kundër koronavirusit (COVID-19) dhe për shkak të rënies së kushteve ekonomike dhe sociale.