Kübra Chohan
11 Gusht 2018•Përditësim: 12 Gusht 2018
ANKARA (AA) – Një helikopter shpëtimi u rrëzua në malet e Japonisë lindore, ku si pasojë humbën jetën të gjithë nëntë anëtarët e ekuipazhit në bord, njoftuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, helikopteri u rrëzua në kufirin midis prefekturave Gunma dhe Nagano teksa ishte duke kontrolluar gjurmë malore për alpinistët.
Shkaku i rrëzimit mbetet i panjohur, megjithëse dëshmitarët okularë theksuan se motori ka bërë tinguj të çuditshëm dhe po fluturonte në një lartësi të ulët.