Tuba Şahin
01 Nëntor 2021•Përditësim: 01 Nëntor 2021
Banka e Japonisë sot filloi prezantimin e monedhave të reja 500 jenë (4,4 dollarë) në një përpjekje për të parandaluar përdorimin e parave të falsifikuara, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ky është emetimi i parë i një monedhe në 21 vjet", raportoi agjencia japoneze e lajmeve Kyodo.
Më herët, Ministria e Financave e Japonisë njoftoi se planifikon të emetojë 200 milionë monedha të reja deri në fund të vitit fiskal 2021.
Monedhat aktuale 500 jenë mbeten të vlefshme dhe monedhat e reja kanë specifika të reja, të bëra nga materiale të reja me strukturë prej tri shtresash.