Ahmet Furkan Mercan
18 Tetor 2022•Përditësim: 18 Tetor 2022
Rreth 100 deputetë në Japoni vizituan tempullin e diskutueshëm Yasukuni në Tokio i cili shihet si "simboli i ish militarizmit japonez", transmeton Anadolu Agency (AA).
Grupi i përbërë kryesisht nga deputetë të frontit opozitar, në kuadër të festivalit të vjeshtës vizituan tempullin në rajonin Kudankita të kryeqytetit.
Lideri i grupit dhe deputeti i Partisë Liberal Demokratike (LDP) në pushtet, Ichiro Aisawa me rastin e vizitës tha se "dëshirojnë të sjellin në zemra rëndësinë e paqes".
Lidhur me dërgimin e luleve nga kryeministri Fumio Kishida, Aisawa tha se Kishida i ka dërguar këto me besimin që lufta të mos përsëritet më kurrë.
Vizitat zyrtare dhe donacionet nga zyrtarët shtetërorë në tempullin i cili shihet si simboli i ish militarizmit japonez, mund të shkaktojë reagime të ashpra nga vendet fqinje Kina dhe Koreja e Jugut.
Tempulli i ndërtuar fillimisht në vitin 1869, nderon kujtimin e 2.5 milionë njerëzve që humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore, por Yasukuni ruan statusin e tij të diskutueshëm për shkak se murgjit e tempullit konsideruan në vitin 1978 "të shenjtë" 14 kriminelë të luftës.