Ahmet Gürhan Kartal
04 Dhjetor 2016•Përditësim: 05 Dhjetor 2016
LONDËR (AA) - Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, tha sot se numri i emigrantëve që vijnë në Britani të Madhe duhet të reduktohet edhe pse "dëshira e punëtorëve të kualifikuar për të ardhur në këtë vend përbën një kompliment për kombin britanik", transmeton Anadolu Agency (AA).
Në intervistën për BBC, Johnson tha se Brexit do t'i jap mundësinë Britanisë që të rifitojë kontrollin ndaj shumës së madhe të parave, por jo sipas ligjeve të BE, por vetë të lidhë marrëveshjet e tregtisë së lirë.
"Brexit nuk nënkupton mbylljen e Britanisë së Madhe. Ne jemi një ekonomi dinamike globale. Tani kemi shansin që të bëhemi aktivistët kryesorë në botë për tregtinë e lirë. Gjëja më e rëndësishme është të kuptojmë se shuma të mëdha parash kthehen prapa në vendin tonë që do të jenë në gjendje të shpenzohen për gjëra prioritare. Kjo është një nga rezultatet e Brexit-it", tha Johnson.