Zehra Ulucak
16 Dhjetor 2018•Përditësim: 17 Dhjetor 2018
KAMBOXHIA (AA) - Zyrtarët lokalë kanë gjetur mbi 3 ton fildish në një kontejner në Kamboxhia, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e kufirit thanë se u lajmëruan se një sasi e madhe e fildishit është gjetur në një kontejner në portin Phnom Penh.
Ata shtojnë se 1.026 copë fildishi me peshë 3.2 ton janë konfiskuar pas intervenimit.
Fildishi i gjetur pretendohet se ka ardhur nga Mozambiku për t'u transportuar në vendet e treta.
Zyrtarët lokalë thanë se fildishi në port ka mbërritur në korrik të këtij viti, por u gjet këtë javë, duke mos zbuluar se në cilin vend duhej të transportohej.
Kontrabandistët e përdorin Kamboxhian si një vend tranzit për transportimin e fildishit.