Burak Bir
10 shtator 2026•Përditësim: 10 shtator 2026
Katër persona janë plagosur, një prej tyre në gjendje kritike, pas disa incidenteve sulmesh me thikë në juglindje të Londrës, njoftoi të enjten policia, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, Policia Metropolitane tha se janë arrestuar shtatë persona pas disa incidenteve me thikë në Bromley High Street, në juglindje të Londrës.
Policia bëri të ditur se katër burra janë dërguar në spital, njëri prej të cilëve mbetet në gjendje kritike, ndërsa tre të tjerët po trajtohen për plagë që nuk besohet se paraqesin rrezik për jetën.
Policia theksoi se ekipet e ndihmës së shpejtë dhe Ambulanca Ajrore e Londrës janë thirrur në Bromley High Street rreth orës 14:20 sipas kohës lokale, ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar fotografi që tregonin se një pjesë e rrugës ishte rrethuar nga policia.