Zeynep Hilal Karyağdı
30 Nëntor 2020•Përditësim: 30 Nëntor 2020
Mbreti i Marokut, Mohammed VI ka deklaruar se kauza e Palestinës është çelësi i zgjidhjes së përhershme dhe gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me rastin e "Ditës Ndërkombëtare të Solidarizimit me Popullin e Palestinës" mbreti maroken i dërgoi një mesazh kreyetarit të Komitetit Ekzekutiv të Kombeve të Bashkuara (OKB) për të drejtat e Patjetërsueshme të Popullit Palestinez, Cheikh Niang.
Në mesazhin e tij mbreti i Marokut, Mohammed VI tha se "Kauza e Palestinës është çelësi i zgjidhjes për legjitimitetin ndërkombëtar që siguron zgjidhjen e përhershme dhe gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme dhe që të gjithë popujt e rajonit të jetojnë në paqe dhe siguri".
Duke përmendur bisedimet e pezulluara në vitin 2014 mes Izraelit dhe Palestinës, mbreti i Marokut vuri theksin se për kapërcimin e bllokimit në procesin e paqes për rifillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta mes Izraelit dhe palestinezëve nevojitet që të rriten përpjekjet ndërkombëtare.
Mbreti maroken tërhoqi vëmendjen se praktikat e njëanshme të Izraelit në territoret palestineze nën pushtim kanë marrë peng zgjidhjen, kanë nxitur konfliktin dhe kanë rritur ekstremizmin.
Në kuadër të vendimit të marrë më 29 nëntor 1977 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, data 29 nëntor që nga viti 1978 festohet çdo vit si "Dita Ndërkombëtare e Solidarizimit me Popullin e Palestinës" me qëllim për t'i dhënë mbështetje zgjidhjes së problemit palestinez.