Amir Latif Arain
05 korrik 2026•Përditësim: 05 korrik 2026
Kina ka dërguar në hapësirë një grup të ri satelitësh nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve Taiyuan në provincën veriore Shanxi, raportoi të dielën media shtetërore, transmeton Anadolu.
Grupi i satelitëve u lëshua të shtunën me një raketë transportuese të modifikuar Long March-6 dhe hyri me sukses në orbitën e paracaktuar, njoftoi agjencia shtetërore kineze Xinhua.
Ky grup satelitësh do të jetë pjesë e “Spacesail Constellation”, një rrjet i madh komercial kinez i satelitëve në orbitë të ulët.
Ky lëshim shënoi misionin e 655-të të fluturimit të serisë së raketave transportuese Long March.