Fuat Kabakçı
03 Shkurt 2017•Përditësim: 03 Shkurt 2017
PEKIN (AA) - Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën nga shembja e një ndërtese pesë-katëshe në qytetin kinez Wenzhou, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, ndërtesa është shembur në rajonin Zhejiang të Kinës lindore.
Ende nuk janë të njohura shkaqet e shembjes. Ekipet e kërkim-shpëtimit në terren kanë tërhequr trupat e pajetë të shtatë personave ndërsa dy u shpëtuan.
Në ndërtesë kanë jetuar 58 persona të cilët janë evakuuar në një zonë të sigurtë.