Fuat Kabakçı
28 Prill 2018•Përditësim: 29 Prill 2018
PEKIN (AA) - Mbi 1.200 kompani nga 14 vende marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Automjeteve në kryeqytetin e Kinës, Pekin, raporton Anadolu Agency (AA).
Panairi është organizuar në një hapësirë prej 220 mijë metra katrorë dhe përveç numrit të madh të modeleve të reja futuristike të prodhuesve kinezë, janë ekspozuar edhe shumë marka të huaja.
Aktivitetet në panair do të zgjasin nga 25 prilli deri më 4 maj ndërsa qytetarët do të mund të dëshmojnë për zhvillimet e fundit në industrinë e automjeteve nga nesër - 29 prill.