Erbil Başay
09 Janar 2017•Përditësim: 10 Janar 2017
BERLIN (AA) – Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, ka theksuar se do të vazhdojnë kontrollet në kufirin Gjermani-Austri gjersa të jetë e nevojshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Në mbledhjen e Unionit të Nëpunësve (DBB) të organizuar në Këln të Gjermanisë, Maiziere ka thënë se i sheh të nevojshme dhe të rëndësishme kontrollet në kufirin Gjermani-Austri të cilat më 15 dhjetor u intensifikuan me direktiva të tij.
Duke theksuar se ky kufi është pika më e prekur e migrimit ilegal në Gjermani, Maiziere është shprehur: “Kontrollet aktuale nuk kanë kuptimin e fundit të Schengenit. Unë dua të kthehem në Schengenin kur ky kufi ishte i hapur dhe nuk bëheshin kontrolle kufitare. Çelësi i vetëm i kësaj është që në nivel evropian të zbatohen politika të përbashkëta të azilit dhe migrimit dhe të që kufijtë e jashtëm të mbrohen më mirë.”