Aleyna Çil
28 shtator 2023•Përditësim: 29 shtator 2023
Në Korenë e Veriut ka hyrë në fuqi ligji që do të forcojë kapacitetin e sulmit bërthamor me arsyen se bashkëpunimi Kore e Jugut - SHBA - Japoni përbën një "kërcënim të tmerrshëm", transmeton Anadolu.
Sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA), Asambleja e Lartë Popullore e Koresë së Veriut miratoi me votë unanime propozimin ligjor për të përshpejtuar prodhimin e armës bërthamore për të "garantuar ekzistencën dhe zhvillimin e vendit dhe për të mbrojtur qetësinë rajonale dhe globale".
Në një fjalim pas miratimit të ligjit në Asambleja e Lartë Popullore, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, e cilësoi bashkëpunimin Kore e Jugut - SHBA - Japoni si "version aziatik i NATO-s".
"(Bashkëpunimi trepalësh) është arsyeja kryesore e luftës dhe agresivitetit. Ky është një kërcënim i tmerrshëm, nuk është një kërcënim i supozuar apo ekzistencë imagjinare" tha Kim në fjalën e tij.
Kim pretendoi se bashkëpunimi trepalësh synon përdorimin e armëve bërthamore kundër vendit të Grupit Këshillues Bërthamor. Ai shtoi se SHBA-ja zhvillon politikë për "eliminim fizik" të Koresë së Veriut dhe se aktivitetet e saj në Gadishullin Korean i kanë "rritur në nivel maksimal kërcënimet e luftës bërthamore".
- Reagon Koreja e Jugut
Nga ana tjetër, Ministria e Bashkimit e Koresë së Jugut tha se bashkëpunimi trepalësh do të japë reagim të ashpër ndaj programit e Veriut për zhvillimin e armës bërthamore dhe se mbi Korenë e Veriut do të ushtrohet presion me sanksione të cilat do të zbatohen me bashkëpunimin e komunitetit ndërkombëtar.
Ministria koreano-jugore përsëriti deklarata e 26 shtatorit nga presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, i cili tha se "nëse Koreja e Veriut përdor armë bërthamore, regjimi i saj do të shuhet nga një përgjigje masive nga aleanca Kore e Jugut - SHBA".
Asambleja e Lartë Popullore e Koresë së Veriut edhe në muajin shtator të vitit 2022 miratoi një ligj për përdorimin e armëve bërthamore për parandalim.