Şeyma Uzundere
06 Qershor 2023•Përditësim: 06 Qershor 2023
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol tha se deklarata e nënshkruar me SHBA-të në prill thelloi më tej marrëdhëniet midis dy vendeve në formën e një "aleance bërthamore", transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë së lajmeve "Yonhap", Yeol komentoi Deklaratën e Washingtonit, të cilën e nënshkroi me presidentin amerikan Joe Biden në prill, në një fjalim në Seul.
Ai theksoi se SHBA-ja po përdor taktikën e "parandalimit të zgjeruar" për të mbrojtur Korenë e Jugut me të gjitha aftësitë ekzistuese ushtarake, përfshirë armët bërthamore.
Yeol me rastin e nënshkrimit të deklaratës, marrëdhëniet midis dy vendeve i përshkroi si një "aleancë bërthamore".
Ai shtoi se qeveria e Koresë së Jugut do të mbrojë bashkëpunimin me SHBA-në në një "bazë më të fortë se kurrë më parë" në përgjigje të përpjekjeve të Koresë së Veriut për të rritur kapacitetin e saj bërthamor.
Deklarata e Washingtonit u nënshkrua në prill me rastin e 70-vjetorit të marrëdhënieve midis Koresë së Jugut dhe SHBA-së.