Islam Uddin
07 Prill 2021•Përditësim: 07 Prill 2021
Votuesit e Koresë së Jugut gjatë ditës së sotme do të votojnë për kryetar të rinj në dy qytetet më të mëdha të vendit, në Seul dhe Busan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, votimi u hap në 3.459 qendra votimi në orën 6 të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 8 pasdite.
Në Seul gjithsej 8,4 milionë votues kanë të drejtë të votojnë, ndërsa në Busan ka pak më shumë se 2,9 milionë votues.
Park Won-soon në Seul dhe Oh Keo-don në Busan vitin e kaluar lëshuan postet e tyre për kryetar bashkie mes akuzave për ngacmim seksual.
Kryebashkiakët e rinj do të shërbejnë 14 muajt e mbetur të mandatave katër-vjeçare të ish-krerëve.
Zgjedhjet plotësuese shihen si një rast prove për partinë në pushtet para garës presidenciale të caktuar për në muajin mars të vitit 2022.
Presidenti dhe Partia Demokratike në pushtet janë përballur me zemërimin e publikut dhe rënien e vlerësimeve të mbështetjes publike për rritjen e çmimeve të shtëpive, thellimin e pabarazisë dhe rritjen e lidhjeve me Korenë e Veriut.