Gamze Türkoğlu Oğuz
10 Gusht 2017•Përditësim: 10 Gusht 2017
WASHINGTON (AA) - Në vazhdën e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Koresë së Veriut, kjo e fundit e ka quajtur presidentin amerikan Donald Trump "të luajtur mendsh", raporton Anadolu Agency (AA).
Ky koment është bërë nga gjenerali Kim Rak Gyom, shef i komandës raketore të Koresë së Veriut, pas paralajmërimit paraprak nga Donald Trump se Koreja e Veriut "do të përballet me zjarr dhe tërbim të cilin bota nuk e ka parë më herët".
Shefi i Pentagonit me paralajmërim të ashpër ndaj Koresë së Veriut
Kim po ashtu ka theksuar se shteti i tij është i gatshëm të fillojë operacion ushtarak në afërsi të Ishullit Guam, territorin e painkorporuar të SHBA-ve në Paqësor.
Sipas tij, plani që përfshin prova të raketave me rreze të mesme veprime që parashihen të biejnë 30 deri në 40 kilometra larg nga ishulli, do përpilohet përfundimisht deri në mes të muajit, ndërsa pas kësaj, do të pritet miratim nga lideri koreanoverior Kim Jong-un.
Ai i ka cilësuar si "përplot me absurditete" deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump. "Dialogu i shëndoshë me një njeri të tillë të luajtur mendsh nuk është i mundur. Me të punë kryen vetëm forca absolute", ka theksuar Kim.
"Operacioni në Guam mund të jetë një metodë efikase për të zmbrapsur 'lëvizet e tërbuara' të SHBA-ve në dhe pranë pjesës jugore të Gadishullit Korean", ka shtuar ai.
Ndryshe, Koreja e Veriut dje njoftoi se janë në gatishmëri për sulm me raketë balistike Hwasong-12 në Guam, ku SHBA-të kanë baza ushtarake.
Koreja e Veriut kërcënon me sulm Guamin
Trump: Koreja e Veriut për të mirën e saj nuk duhet të kryejë më shumë kërcënime kundër SHBA-ve
Ndërkohë, analistët theksuan se disa nga raketat e Koresë së Veriut kanë kapacitet të godasin ishullin.
"Koreja e Veriut mund të godasë ishullin amerikan të Guamit"
Lidhur me tensionet që u ngritën pas deklaratave kërcënuese reciproke mes presidentit Trump dhe Koresë së Veriut, sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që ta ruajnë qetësinë.
Tillerson, i cili foli për përfaqësuesit e mediave në Ishullin Guam gjatë kthimit nga vizita në Malajzi, vlerësoi se Koreja e Veriut nuk paraqet ndonjë rrezik të afërt dhe emergjent.
Nga ana tjetër, Organizata e Kombeve të Bashkuara e cilësoi si shqetësuese retorikën agresive e cila ngriti tensionet mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut.