Şeyma Uzundere
07 Prill 2021•Përditësim: 07 Prill 2021
Zyrtarët e Koresë së Veriut kanë njoftuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) se në vend nuk janë regjistruar raste të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e fundit të paraqitur ndaj OBSH-së, zyrtarët në Korenë e Veriut, ku lufta me virusin konsiderohet si një "çështje e ekzistencës kombëtare", janë shprehur se në mbarë vendin askush nuk është prekur nga COVID-19.
Përfaqësuesi i OBSH-së për Korenë e Veriut, Edwin Salvador, tha se që nga fillimi i pandemisë e deri tani në të gjithë vendin janë kryer 23.121 testime prej të cilëve 732 në periudhën 26 mars - 1 prill dhe se të gjitha rezultatet e testeve janë negativë.
Ndër të tjera thuhet se me OBSH-në nuk janë ndarë shifrat se sa persona në Korenë e Veriut janë vendosur në karantinë me dyshimin për COVID-19.
Koreja e Veriut dje njoftoi se me qëllimin për t‘i mbrojtur nga COVID-19, sportistët e saj nuk do të marrin pjesë në Olimpiadën e Tokios.