Ahmet Furkan Mercan
23 Dhjetor 2022•Përditësim: 26 Dhjetor 2022
Qeveria e Japonisë dhe Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut njoftuan se Koreja e Veriut ka kryer testime të raketës balistike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria japoneze e Mbrojtjes thuhet se raketat balistike të Koresë së Veriut kanë rënë jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë.
Zyrtarë të ministrive dhe agjencive përkatëse janë mbledhur urgjentisht në Qendrën e Administrimit të Krizës në Zyrën Kryeministrore.
Roja bregdetare e Japonisë (Kaiho) në deklaratën e saj tha se nuk janë përcaktuar dëme në mjetet ajrore dhe detare që ndodheshin në rajonin ku ra raketa.
Sipas televizionit shtetëror japonez NHK, Pheniani ka lëshuar raketa me rreze të ndryshme në 36 testime që nga fillimi i vitit.
Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut thuhet se Koreja e Veriut lëshoi dy raketa të shkurtra balistike nga rajoni Sunan në drejtim të Detit Japonez (Detit Lindor).