Stipe Mayiç
07 Nëntor 2017•Përditësim: 07 Nëntor 2017
ZAGREB (AA) - Policia kroate ka marrë një njoftim se Ivica Todoriç (1951) është kapur në kryeqytetin britanik, Londër, për çka dhe zyrtarisht u informua edhe publiku, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Policia kroate ka marrë një njoftim se Ivica Todoriç (1951) në ora 09:04 sipas kohës lokale ishte ftuar në Stacionin e Policisë Cross në Londër ku edhe është ndaluar mbi bazën e një urdhër arresti evropian, që me urdhër nga Prokuroria shtetërore e qarkut në Zagreb e kishte lëshuar policia kroate", thuhet në njoftimin e MPB-së të Kroacisë.
Me këtë konfirmohen raportimet jozyrtare të cilat u transmetuan më herët nga mediat kroate.
Todoriç është ish-drejtori i grupacionit kroat “Agrokor”, shitësi më i madh me pakicë në Ballkan, që kap vlerën prej 15 për qind nga ekuivalenti i Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).
Ai ka aklumuluar rreth 5.8 miliardë euro borxh, ose gjashtë herë nga kapitali i tij, duke zgjeruar në mënyrë rapide veprimtarinë e tij në rajon.
Kreditori më i madh i kompanisë ka qenë banka ruse “Sberbank” e cila tani kërkon që kompania ose qeveria t'i kthejë asaj një borxh në vlerë prej 1.1 miliardë euro.