Riyaz Khaliq
22 maj 2020•Përditësim: 22 maj 2020
Kryeministri i Malajzisë, Muhyiddin Yassin, vetë-karantinohet pasi një nëpunës i kabinetit të tij rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Megjithatë, sipas një deklarate nga zyra e tij e cituar nga e përditshmja Strait Times, Yassin u testua negativ ndaj virusit.
Ai do të izolohet në shtëpi për 14 ditë, ndërsa mori pjesë në një takim me nëpunësin e infektuar malajzian.
Ata që ishin pjesë e mbledhjes pas kabinetit të enjten janë udhëzuar të ndjekin masa të ngjashme.
Bilanci i rasteve të virusit në Malajzi është 7,137, me 115 të vdekur.