Manama
15 Shkurt 2022•Përditësim: 15 Shkurt 2022
Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet, ka takuar Princin e Kurorës së Bahreinit, Salman bin Hamad Al-Khalifa, me të cilin ka diskutuar mënyrat për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia zyrtare e lajmeve e Bahreinit tha se në takimin e mbajtur në Pallatin Guddaibiya në kryeqytetin Manama u shqyrtuan çështje të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale me interes të përbashkët.
Princi i Kurorës së Bahreinit theksoi angazhimin e vendit të tij dhe të aleatëve për paqen dhe stabilitetin rajonal.
Bennett mbërriti në Bahrein në vizitën e tij të parë ndonjëherë në vendin e Gjirit.
Bahreini është ndër katër vendet arabe që në vitin 2020 nënshkruan marrëveshje të sponsorizuar nga SHBA-ja për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin.