Zeynep Katre Oran
04 Nëntor 2023•Përditësim: 04 Nëntor 2023
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden diskutuan për zhvillimet e fundit në Palestinë pas sulmeve të Izraelit kundër Gazës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Kryeministria e Kanadasë thuhet se Trudeau ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në samitin e liderëve të Aleancës së Prosperitetit Ekonomik Amerikan (APEP) dhe u takua në margjinat e samitit me Bidenin.
Në takim Trudeau dhe Biden diskutuan për zhvillimet e fundit në rajon pas sulmeve të ndërmarra nga Izraeli kundër Rripit të Gazës nën bllokadë dhe theksuan se "mbështesin të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje në përputhje me ligjin ndërkombëtar".
Dyshja riafirmoi rëndësinë e respektimit të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe mbrojtjen e civilëve si dhe shprehën shqetësimin e tyre të thellë për krizën humanitare në rajon.
Duke vënë në dukje se do të vazhdojnë përpjekjet për vazhdimin e sigurimit të qasjes së civilëve në Gaza në ndihmat humanitare, Trudeau dhe Biden diskutuan edhe përparësitë e përbashkëta si luftën me ndryshimin klimatik dhe ekonominë e qëndrueshme.