Ruslan Rehimov,Elena Teslova,Gamze Türkoğlu Oğuz
15 mars 2016•Përditësim: 15 mars 2016
MOSKË (AA) - Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se janë larguar grupi i parë i avionëve që shërbenin në bazën ruse në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të Ministrisë ruse theksohet se një grup i avionëve janë larguar nga baza ruse në Siri.
Ndërsa më parë Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi se disa avionë në bazën ruse në Siri kishin nisur përgatitjet për kthimin në vend.
Presidenti rus Vladimir Putin ditën e djeshme ka bërë të ditur se ka dhënë urdhër për tërheqjen e një pjese të madhe të forcave ruse nga Siria.
Gjithashtu edhe në faqen zyrtare të internetit të Kremlinit u njoftua se Putin dhe presidenti sirian Bashar Asadi pas një bisede telefonike ishin dakorduar në lidhje me çështjen e tërheqjes së forcave ruse nga Siria.