Mustafa M. M. Haboush
29 Qershor 2020•Përditësim: 29 Qershor 2020
Milicët e Khalifa Haftarit, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë kanë dëmtuar dhe plaçkitur disa pajisje në centralin elektrik në Gjirin e Sirtes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Qendra për media e operacionit Burkan Al-Ghadab të zhvilluar nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA), thuhet se milicët e Haftarit të mbështetur nga legjionarë të huaj mercenarë kanë plaçkitur centralin elektrik në Gjirin e Sirtes.
Në deklaratën bëhet e ditur se shumë aparatura dhe pajisje janë vjedhur. Milicët e Haftarit i kanë marrë pajisjet duke i ngarkuar në mjete transportuese për t'i përdorur në situata të jashtëzakonshme gjeneratorin elektrik, pajisjet e radio-marrësve, bombolat e gazit dhe një ekran.