Ekip
12 Mars 2020•Përditësim: 12 Mars 2020
Një mjek është vrarë sot teksa forcat e milicisë besnike të komandantit renegat Khalifa Haftar shënjestruan makinën e tij në lindje të kryeqytetit Tripoli, bëri të ditur Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) e njohur nga Kombet e Bashkuara, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, GNA tha se mjeku i vrarë është identifikuar si Othman Tajuri, i cili më parë punonte në spitalin fushor Tajoura në Tripoli.
Që nga rrëzimi i sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011, dy vende të pushtetit janë shfaqur në Libi, Haftar në Libinë lindore, i mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe GNA në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.