Muhammed Semiz
04 Korrik 2024•Përditësim: 05 Korrik 2024
Kryeministri i Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni diskutuan për çështjen e migrimit të parregullt, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e qeverisë libiane thuhet se në bisedën telefonike mes Dbeibeh dhe Melonit, janë diskutuar çështje politike dhe ekonomike me rëndësi të përbashkët për të dy vendet.
Dbeibeh dhe Meloni diskutuan mbi migrimin e paligjshëm dhe Forumin e Migracionit Trans-Mesdhetar, i cili do të mbahet në Tripoli në mes të korrikut, ku do të krijohet një kornizë strategjike që do të përmirësojë dialogun dhe bashkëpunimin midis Afrikës dhe Evropës dhe do të diskutohet për migracionin ilegal.
- Kryeministri libian u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të IOM-it
Në kuadër të konferencës për migrimin e parregullt të mbajtur në selinë e Ligës Arabe në Kajro, Dbeibeh u takua me Amy Pope, drejtore e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Migracionin (IOM).
Gjatë takimit u diskutua çështja e emigracionit të paligjshëm dhe krijimi i një mekanizmi që do të kombinojë përpjekjet vendore dhe ndërkombëtare, çështjen e emigrantëve sudanezë në qytetin Kufra në jug të Libisë si dhe përpjekjet e IOM-it për zbatimin e programit të riatdhesimit vullnetar.