Ekip
16 Dhjetor 2019•Përditësim: 17 Dhjetor 2019
Qeveria e Pajtimit Kombëtar e Libisë (GNA), e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB), ka kritikuar komentet e fundit mbi sovranitetin e saj të presidentit egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Al-Sisi akuzoi GNA-në se “nuk ka vullnet të lirë” dhe se është marrë “peng nga militantët terroristë”.
GNA tha se “kupton të drejtën e shtetit egjiptian për të arritur sigurinë e saj kombëtare, megjithatë nuk pranon asnjë kërcënim për sovranitetin kombëtar të Libisë”.
Më tej, GNA theksoi legjitimitetin e saj në kryerjen e punës së saj, pavarësinë e vendimeve dhe autoritetet e saj mbi të gjitha institucionet.
GNA i bëri thirrje Egjiptit të rishqyrtojë qëndrimin e saj për krizën libiane dhe të mbështesë stabilitetin dhe paqen civile në Libi, në vend që të mbështesë forcat besnike ndaj Khalifa Haftarit në lindje të Libisë.
Libia ka mbetur e rrethuar nga trazirat që nga viti 2011 kur një kryengritje e përgjakshme e mbështetur nga NATO-ja çoi në rrëzimin dhe vdekjen e presidentit Muammar Gaddafi pas më shumë se katër dekadave në pushtet.