Ahmet Gürhan Kartal
26 Janar 2017•Përditësim: 27 Janar 2017
LONDËR (AA) – Të enjten është dorëzuar për procedurë parlamentare ligji i cili do ti mundësojë qeverisë të iniciojë daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).
Ligji i është dorëzuar qeverisë pasi më herët ai "pësoi një disfatë" në ankesën te Gjykata Supreme e cila vendosi se Parlamenti është ai që inicion Brexitin.
“Ligji i BE-së (Njoftimi për Tërheqje) është dorëzuar sot në Dhomën e Ulët nga ana e Sekretarit Shtetëror për daljen nga BE-ja, David Davis”, thuhet në kumtesën e qeverisë.
“Ligji i cili i jep kryeministres fuqinë për të aktivizuar formalisht nenin 50, pritet të kalojë nëpër të dyja dhomat, atë të Ulët si dhe në Dhomën e Lordëve, para marrjes së pëlqimit Mbretëror para afatit të 31 marsit”, thuhet më tej.