Sayed Khodaiberdi Sadat
10 prill 2020•Përditësim: 10 prill 2020
Pas lirimit të djeshëm të 100 talebanëve si rezultat i marrëveshjes së arritur mes SHBA-ve dhe talebanëve janë liruar edhe 100 talebanë të burgosur, të cilët kanë qenë në burgjet e Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Këshillit afgan për siguri kombëtare, Javid Faisal deklaroi se bëhet fjalë për talebanë nga burgjet në Bagram.
Duke përmendur se numri i përgjithshëm i talebanëve arriti në 200, Faisal tha se talebanët janë liruar nga burgu sipas listës në të cilën gjenden të dhënat e militantëve të burgosur.
Ai tha se talebanët e liruar premtuan se më nuk do të luftojnë.
“Marrëveshja historike për vendosjen e paqes në Afganistan” më 29 shkurt në Doha e nënshkruan i dërguari amerikan Zalmay Khalilzad dhe një nga themeluesit e lëvizjes talebane, Mullah Abdul Ghani Baradar.
Paralelisht me këtë, një delegacion i SHBA-ve dhe Qeveria e Afganistanit nënshkruan deklaratë të përbashkët në të cilën thuhet se SHBA-të do të fillojnë të tërheqin forcat e tyre nga Afganistani dhe të ulin numrin e ushtarëve në këtë vend nga 13.000 në 8.600 në afat prej 135 ditëve.
Tërheqja e të gjitha forcave amerikane dhe aleate nga Afganistani parashihet në 14 muajt e ardhshëm, por kjo do të varet nëse lëvizja talebane do të respektojë detyrimet e saj të marra me këtë marrëveshje.