Ahmet Gürhan Kartal
09 Janar 2019•Përditësim: 09 Janar 2019
LONDËR (AA) – Trafiku ajror në aeroportin londinez Heathrow ka vazhduar pas ndërprerjes njëorëshe për shkak të paraqitjes së dronëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e aeroportit më frekuentues evropian njoftuan se pas një ndërprerjeje të shkurtër, vendosën të lejojnë fluturimin e avionëve, duke shtuar se edhe më tej me kujdes do të ndjekin situatën.
Pasagjerët të cilat ishin prekur me këtë, aeroporti u kërkoi ndjesë për shkak të situatës së pakëndshme.
Në këtë aeroport të Londrës, të gjitha fluturimet u ndërprenë të martën mbrëma pasi një dron ishte vërejtur pranë aeroportit.
Pezullimi i fluturimeve ndikoi vetëm në pistën veriore të përdorur nga fluturimet nisëse.
Nga mesi i dhjetorit, po ashtu për shkak të dronëve, u pezulluan fluturimet edhe në aeroportin tjetër britanik Gatwick.