Adel Ömeragiç
17 Prill 2016•Përditësim: 18 Prill 2016
PODGORICË (AA) - Në Tivat të Malit të Zi sot mbahen zgjedhjet për këshillin komunal, ku 11 mijë e 78 votues do të zgjedhin përaqësuesit e tyre në 12 lista. Në zgjedhjet në Tivat do të zbatohet legjislacioni i ri zgjedhor. Kështu, sot për herë do të bëhet identifikimi elektronik i votuesve, raporton Anadolu Agency (AA).
Për herë të parë në Mal të Zi, dita e zgjedhjeve do të kalojë pa sprej dhe lexues optik. Në vend të tyre, në çdo qendër votimi do të jenë pajisjet elektronike, të cilat do të tregojnë identifikimin vizual të votuesve duke kaluar pasaportën apo letërnjoftimin biometrik.